Rozë

E kritikuan për veshjen/ Ronela Hajati shfaqet e veshur me fustan të bardhë dhe kapelën e veçantë

Ronela Hajati ka realizuar sot një konferencë për shtyp në Turin ku ka folur rreth shumë gjërave me vetëbesim dhe natyrën e saj karizmatike.Ajo që rrëmbeu më shumë vëmendje ishte veshja e këngëtares shqiptare e cila u shfaq me një fustan të bardhë të gjerë që i mbulonte gjithë trupin përveç duarve që i kishte lënë jashtë. Në pjesën e supeve fustani ishte voluminoz teksa Ronela mbante dorashka të bardha të shkurtëra.

Ronela Hajati - Albania - Turin 2022 - Eurovision Song Contest

E kritikuan për veshjen e parë, Ronela shkon në konferencën e Eurovizionit me një kapele gjigante dhe fustan gjithi i bardhëSakaq, në kokë mbante një kapele, nëse mund ta quajmë të tillë shumë ekstravagante, të madhe dhe të qëndisur me gurë. Veshjen e saj ajo e shoqëroi me shumë aksesorë si varse, vathë, byzylykë.

E gjithë kjo duket se ka qenë një kundërpërgjigje ndaj Eurovision që fshiu fotot e saj nga Instagram duke e konsideruar si provokuese. E pyetur rreth veshjes nga gazetarët, Ronela tha:“Përpiqem të jem sa më familjare kështu që i mbulova të gjitha pjesët e trupit. Nuk vendosa maskë sepse duhet të flasë por po përpiqem të mbuloj çdo gjë.Ky detaj i kokës është shumë i bukur dhe veshja është e lezetshme, kam dhe një shenjë nga buzëkuqi im këtu kështu që mos më filmoni.”

Promovimi i këngës për Eurovizion / Ronela Hajati niset drejt Torinos(Foto) - Korca Blog

MË TË LEXUARAT

To Top