Ylli i “Britain’s Got Talent” u fejua me Lauren Silverman me të cilën ka djalin tetë vjeçar Eric, në fund të vitit të kaluar dhe tani është zbuluar se ata do të lidhin martesën para miqve dhe familjes në Londër brenda pak javësh.
Një burim tha për gazetën britanike The Sun: “Simon mezi pret që të ketë Lauren si gruan e tij dhe nuk e pa të kuptimtë vonesën e dasmës ai ka marrë përsipër planifikimin dhe data është caktuar në qershor ceremonia do të zhvillohet në Londër, me djalin e tyre Eric në qendër të altarit, natyrish. Simon dhe Lauren po presin me padurim që të bashkohen me familjen dhe miqtë e tyre për të lidhur martesën.
Ka kaluar një kohë e gjatë dhe tani Simon dëshiron ta marrë Lauren në altar sa më shpejt që të jetë e mundur.”
Muzikanti 62-vjeçar – i cili ka qenë në një lidhje me Lauren që nga viti 2013 – më parë zbuloi se po bënte të gjithë planifikimin për ditën e madhe të çiftit, sepse nuk donte që festimet të dilnin “jashtë kontrollit”.
“Po i planifikoj të gjitha, përndryshe e di se çfarë do të ndodhë – do të jenë 600 njerëz dhe do të dalë jashtë kontrollit, si festa ime e ditëlindjes së 50-të.
Askush nuk e di se kur do të jetë – kjo do të jetë një surprizë, edhe për Lauren”, tha Simoni.
“Por unë nuk dua të kem një nga ata planifikuesit e dasmave me të gjitha argumentet që ndodhin, kë fton dhe kë nuk fton e gjithë gjëja duket thjesht si shumë bezdisje, kështu që po merrem vetë.