Rozë

Deklarata befasuese/ Ja cilët nga Vip-at shqiptarë duhet të trajnohen për të folurën në publik

Në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio regjisorja dhe ventrilokuistja e njohur Arjeta Dhima e cila prej 8 vitesh është edhe trajnuese e të folurit në publik. Si ka lindur dëshira e Arjetës për t’u marrë me të folurën në publik? Për këto e të tjera zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Arjeta Dhima kalon kufijtë, ventrilokuistja e parë shqiptare befason  SHBA-të (Fotot) - Kryesoret

Ndërkaq, cilët nga këta VIP-a kanë nevojë për një trajnim të të folurit në audiencë, ajo bëri këtë renditje:

Arilena Ara: Intervista është tjetër gjë sepse je duke folur për veten por Arilena është një këngëtare shumë e mirë. Pjesa e të folurit është delikate edhe për pjesën e aktorëve edhe të këngëtarëve sepse këngëtarët këndojnë mbi notat që i ka krijuar dikush tjetër. Nuk e kam dëgjuar shumë por është figurë e pastër, vajzë e këndshme.

Elvana Gjata: Elvana është këngëtare dhe aktore shumë e mirë. Nuk e kam dëgjuar shumë të drejtojë një emision për shembull.

Alketa Vejsiu: E ka trajnuar veten në atë mënyrë që të jetë gjithmonë e para. Flet pak shpejt dhe një audiencë me përceptim të avashtë nuk e kap dot atë që do të përcjellë.

Ermal Mamaqi: E përballon audiencën shumë mirë si aktor edhe si folës. Është një figurë që nuk i trembet audiencës dhe nuk ka komplekse. Po eksploron fuqishëm me figurën e tij.

Grida Duma: Unë di që ka bërë një trajnim në Danimarkë në lidhje me politikën. E folura është tjetër gjë. Grida është pozicionuar tek ai personi që do patjetër që fjala t’i godas përmes aktrimit.

Alban Musa: Është një aktor shumë i mirë. Ka një diapazon shumë të lartë, një karakter i jashtëzakonshëm. Një drejtues emisioni shumë popullor që ke qejf ta dëgjosh. Është një “kafshë” ekrani.(qesh)

Ardit Gjebrea: Është shumë popullor për audiencën shqiptare dhe çfarëdo që të bëj është i pranueshëm, është i përceptueshëm dhe prezent në familjet shqiptare.

Luana Vjollca: Të dyja motrat Vjollca kanë pasur nevojë, akoma kanë nevojë por mesa kuptohet kanë qenë në atë fazën që njerëzit nuk e shikonin shumë se çfarë po flitej dhe si po flitej. Ato erdhën me një trend tjetër dhe atë audiencë që donin ta bënin për vete e bënë.

Adi Krasta: Nga çfarë kam parë kohët e fundit nga Adi, është që më shumë mendohet se sa flet. Ka një ngërç në karrierën e tij.

Arbana Osmani: Është më e mira për momentin. Femër e zgjuar, di ta mbajë skenën shumë mirë dhe di të komportohet me kamerat në mënyrë të jashtëzakonshme.

Lulzim Basha: Është i pari që duhet të trajnohet. Për karrierën e tij është e rëndësishme.

Lei Kraja: Është duke u trajnuar në studion time, po punojmë fort. Lei është vajzë që lexon, e do informacionin e saktë, e do perfekten.

Ditë e Re - Si të flasim në publik? E ftuar Arjeta Dhima - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top