Pas disa mungesave në programin e Për’puthen, Mevlani është rikthyer sërish, i vendosur për tiu përkushtuar Filloretës.
Në videot e transmetuara ditën e sotme, shihet se si Filloreta ka shprehur vazhdimisht mallin që ka pasur për Mevlanin.
Ata zhvilluan edhe një takim në studio, ku nisën të diskutonin dhe të tregonin se si ka qenë kjo periudhë për ta.
Ai është penduar për veprimet që ka bërë pas ardhjes së Filloretës në program, duke e konsideruar si një periudhë të ndërlikuar.
Mevlani: Më shumë emocione kam tani se herën e parë
Filloreta: Më ke munguar
Mevlani: Kan qenë momente të ndërlikuara që as vetë se di
Filloreta: Domethënë unë jam fati yt
Mevlani: Thjeshtë kur dikush të vjen papritur dhe të pëlqen kaq shumë të vjen çuditshëm se jam mësuar t’i shkoj të tjerave mbrapa.