Lajme

Ndodhet i sëmurë në Greqi/ Ja si është gjendja e aktorit të madh shqiptar

Aktorët Shqiptarë ka mësuar dhe ka transmetuar në mesditë një lajm të keq për aktorin e madh e të dashur Sotiraq Bratko.

I madhi i skenës së filmit shqiptar nuk është në gjendjen e tij më të mirë shëndetësore dhe kjo na ka prekur të gjithëve.Bratko, tashmë është 71-vjecar dhe është i detyruar të qëndrojë në regjim shtrati për shkak të gjendjes së tij të keqe shëndetësore. Burime familjare pranë aktori bëjnë me dije se “Tirka” po vuan disi.Të rejat e fundit që vijnë nga Greqia për portalin tonë bëjnë me dije se gjendja e tij momentalisht duket më e mirë.

Një lajm që na gëzon të gjithëve ne që e duam fort.Pritet që “Tirka ynë” ta kalojë dhe këtë sfidë dhe të rikthehet më i shëndetshëm se kurrë. Ai madje ka planifikuar dhe një dalje televizive për të folur për gjithcka.Bratko jeton prej vitesh në Greqi. Ai është stabilizuar familjarisht atje, ndërsa pak kohë më parë u bë viral lajmi i tij për trajtimin nga shteti shqiptar.Figura e aktorit të madh nuk nderohet si duhet, pasi merr një pension qesharak.

Një prej miqve të tij, Ilir Jano i ka publikuar aktorit në faqen e tij zyrtare të Facebook se pensioni për atë ka dalë në vlerën e 13.100 lekësh.Bratko ka luajtur mbi 20 filma, personi më i dashur padyshim Tirka te “Shoqja nga fshati” dhe “Shoqja nga Qyteti”. I paharruar kurrësi rol për publikun shqiptar.

MË TË LEXUARAT

To Top