Lajme

Berisha ia kalon edhe Enver Hoxhës/ Do të garojë për PD-në kundër vetes së vetë

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ja kalon edhe Enver Hoxhës në garën për kreun e PD. Diktatori vërtet dilte fitues me 99% të votave, por duket se Berisha do shkojë akoma dhe më tej.Deputeti “non grata” do të garojë i vetëm më 22 maj.

Ai doli sot në një konferencë për mediat dhe e pranoi se deri më tani nuk është regjistruar asnjë kandidat. Nesër, pra më 7 maj, është afati i fundit për regjistrimin e emrave dhe askush nuk guxon të dalë përballë Berishës.Të paktën deri më tani nuk ka asnjë emër që ka shfaqur interes, vetëm nëse gjatë natës Berisha do shpikë një kandidat kukull.

Megjithatë ai e paralajmëroi se mund të shkojë i vetëm në garë. Sot Berisha doli në një konferencë për mediat dhe u shpreh se nuk ka asnjë kandidat deri tani, por nëse vijohet të ketë hezitim, ai do të mbajë referendum.“Atëherë thjesht unë do të jem një lider referendar, i zgjedhur me referendum popullor, por nuk ka garë më të fuqishme se kjo. Në qoftë se të tjerë nuk marrin përsipër të kandidojnë për arsyet e tyre dhe i garantoj për një garë të ndershme me rregulla të plota transparente. Nuk jam unë Edi Rama që shpik rivalë. Atë nuk e bëj unë.

Ajo është fake, antidemokratike. Kush të dojë, urdhëro ka një komision të përcaktojë çdo rregull? Nuk duan, atëherë mbetet referendumi dhe unë më datë 22 Maj nëse zgjidhem në një referendum të mbarë demokratëve, në qoftë se nuk zgjidhem i nënshtrohem plotësisht verdiktit të tyre po referendar. Nuk ishte kjo kërkesa ime, por natyrisht një zgjidhje referendare më nderon shumë”, tha Berisha.Por nga ana tjetër Berisha e gjeti alibinë se përse askush nuk e merr mundimin të garojë përballë tij. E vërteta është se dhe ata që i shkojnë pas e dinë që procesi do jetë farsë dhe në fund Berisha do jetë fitues, por sipas këtij të fundit, po hidhet lek i madh që të mos ketë rivalë më 22 maj.“Së pari, meqë e hape këtë çështje dua të denoncoj fushatën e paimagjinueshme të financuar me miliona Euro nga qeveria, mafia e Sorosit, jo vetëm ajo dhe të tjerë, kundër kandidimit të Sali Berishës.

A mund ta imagjinoni ju? Njeriu ka shpallë publikisht se do kandidojë dhe bën programe a duhet të kandidojë apo s’duhet të kandidojë. A nuk është kjo një fushatë e mirëfilltë që shkel një rregull demokratik Mbrëmë të gjitha televizionet e vendit këtë kishin pyetje kryesore. E pashoqe kjo. Do të kandidojë dhe i kam plotësuar dokumentet. Do t’iu dorëzoj dhe do t’u drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit, e dashurisë, e pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre”, tha Berisha.

MË TË LEXUARAT

To Top