Lajme

I shpëtoi jetën, i riu shqiptar nga Kosova: Edhe po ta dija që ishte serbe sërish do e shpëtoja

Një ngjarje e jashtë zakonshme humanizmi ka ndodhur falë trimërisë së një 26-vjeçari shqiptar nga Kosova. Mexhidi i ka shpëtuar jetën Ivanës nga Serbia pasi shtëpia e saj u përfshi nga flakët.Trimi shqiptar u fut mes flakëve për t’i shpëtuar jetën asaj pa e njohur.

Mexhidi po kalonte rastësisht kur vuri shtëpinë në flakë dhe dëgjoi zëra që kërkonin ndihmë.“Dikush po bërtiste në një ballkon. Tymi po vinte nga dritaret e poshtme. Hyra aty, por kishte aq tym, sa nuk mund ta gjeja askënd. Dola jashtë të merrja frymë dhe hyra prapë.

Aty munda ta tërhiqja Ivanën deri të dritarja, por s’mund ta nxirrja jashtë.Një fqinj ma dha një leckë të lagur, hyra prapë se mendoja se ishte një fëmijë brenda. Nuk ishte. Më pas, zjarrfikësit arritën”,-thotë i riu nga Kosova për mediumin zviceran.20min.ch shkruam se Ivana është serbe dhe shqiptari nga Kosova e kjo ngjarje ka ndodhur në natën e Pashkëve Ortodokse, në mes të Ramazanit. Serbja qëndroi 4 ditë në spital.

“Ai hodhi vetën në zjarr, e të tjerët do të mendonin për vetën”, ka thënë Ivana.26-vjeçari thotë se nuk e dinte origjinën e Ivanës, por edhe po ta dinte, asgjë nuk do ndryshonte. “Edhe po ta dija, nuk do të ndryshonte.

MË TË LEXUARAT

To Top