Lajme

Mjerë ky popull! Për të vënë duart në kokë se sa ka shkuar çmimi i kajsive

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit është shprehur se është i gatshëm të dorëhiqet nga posti i deputetit nëse në Peqin është investuar 1 metër asfalt këto 9 vite.

Ai solli dhe listën e çmimeve “të kripura” të ushqimeve në Peqin, duke thënë se ajo çfarë qeveria deklaraon referuar rritjes së ekonomisë janë propaganda.

“Bashkia e Peqinit është bashkia më e diskriminuar nga qarku i Elbasanit. 6 të tjerat kanë përfituar nga Rilindja urbane ndërsa ajo nuk ka përfituar as edhe një qindarkë. Problematika atje është e madhe. Janë 3 muaj pa marrë rrogat në bashkinë e Peqinit. Nuk keni dërguar asnjëherë fonde.

Nëse në Ukrainë Rusia ka sulmuar Mariupolin, kjo është gjendja e Peqinit, hapni sytë. Kalohet vetëm me zetor. Shikoni gjendjen e tregut, fshatrat, rrugët. Po ju sfidoj nëse do të gjeni për 9 vite në Peqin një investim asfalt apo diçka tjetër unë iki nga posti i deputetit.

7 mijë kajsia, 2 mijë domatet, 3 mijë bizelja, 3 mijë specat, katër mijë speci i kuq, 3 mijë patllixhani,bëjini llogaritë vet tani. Këtu vihet dhe flitet, se thua ti po lulëzon ekonomia, në një kohë kur nuk është kështu o vëllezër. Në një kohë që ka përfunduar gjithçka dhe kjo ëështë e vërteta”, tha ai.

MË TË LEXUARAT

To Top