Dita e sotme, ashu si ka nisur, edhe në vazhdim do të vazhdojë të mos jetë stabël. Gjatë pasditës pritet sërish të rikthehen momentet e shkurtra me reshje shiu. Por nuk ndodh e njëjta gjë me tëmpreaturat pasi ato nuk ndryshojnë dhe vazhdojnë të ruajnë ritmin e tyre të rritjes graduale, normale këto për muajin maj.
Reshjet e pakta sot do të jenë kryesisht gjatë pasditës, temperaturat luhaten nga 7-25 gradë celcius. Era do të jetë e lehtë dhe deri mesatare.
Gjithë java, që sapo ka nisur do të mbetet në të njëjtën tablo sinoptike. Pas mesditës do të kemi fuqizim të përkohshëm të vranësirav dhe prezencë të reshjeve të pakta të shiut.
Më e theksuar kjo gjatë ditës së nesërme (e martë). Pjesën e dytë të ditës do të kemi fuqizim të vranësirave dhe prezencë të reshjeve të shkurtra, ben me dije.
E mërkura dhe e enjtja do të jenë thuajse pa shi. Termometri gjatë orëve të mëngjesit do të vijojë në vlera konstante 6-7 gradë celcius, vlerat më të ulëta në zonat malore. Temperaturat maksimale pritet të jenë njësojë si ditët e fundit duke arritur deri në 26 gradë celcius.
Pra pjesa e parë e kësaj jave pritet të mbizotërohet më shumë nga moti i kthjellët dhe me diell, ndërkohë që fundjava pritet të risjellë lehtshëm reshjet e shiut.