Lajme

”Kanë kryer rite të çuditshme edhe në Shqipëri”/ Dalin detaje rrëqethëse, e shkuara e Putin shumë e errët

Eksperti i kri minalistikës, Ervion Karamuço ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për profilin psikologjik të liderit rus, Putin. Duke cituar Pentagonin, eksperti tha se lideri rus mund të vuajë nga sindroma të caktuara që nga lindja dhe nga çrregullime të personalitetit.

“Ka pasur një fëmijëri traumatike. Ai është insertuar në këto artet marciale. Ka qenë problemi i tij që në fëmijëri. Flitet dhe për abuzim s eksual. Një nga agjentët e FSB-së kishte një video që nuk u bë publike k urrë në lidhje me pedofilinë në një ambient në Moskë. Ky filmohet me fëmijë dhe ak uza është shumë e rëndë.

Se sa u provua kjo nuk dihet por fakti që u hel mua pas ak uzave tregon se kishte një r rezik.”, tha ai. Më tej, ai u ndal dhe te vdekjet e dyshimta të disa oligarkëve rusë që nga nisja e l uftës në Ukrainë. Sipas Karamuços, janë rreth 38 oligarkë që kanë ndërruar jetë në rrethana misterioze që nga viti 2016.

“Me ardhjen e tij në pushtet, mënyra se si u soll me oligarkët ishte shumë autoritare. Putini jep orientime financiare nga tregu rus. Janë pjesë e një mbikëqyrjeje që nuk e përballojnë dot. Tentojnë të dalin nga sekti i tyre dhe pastaj inskenohen vetëvarje. Kanë lidhje me energjinë.

Sidomos me sanksionet kanë shfaqur shumë zhgënjim për mënyrën se si po udhëheq ky njeri.”, tha ai. Më tej, ai shtoi se pas intervistës që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” para disa javësh, ka marrë disa telefonata nga numra rusë. “Kemi në errësire informative në lidhje me atë që po ndodh përpara nesh.

Përpara dy javësh, dy apo tre numra rusë më merrnin në telefon sepse duan të intimidojnë njerëz që merren me këto punë. Ata e dinë që në këto vende jomiqësore për rusët, motivohen shumë nga shërbimet. Dhe kur ndodhur ngjarja e Qerretit, na kanë marrë disa persona.

Kërkonin llogari që ku e dini se ata janë vr arë nga shërbimet sekrete ruse. Janë forma të intidimit.“, tha ai.

MË TË LEXUARAT

To Top