Lajme

Moment historik! “Gjuha Shqipe” futet si lëndë zgjedhore në Universitetin e Harvard-it

Një lajm i mirë dhe i gëzueshëm vjen nga Universiteti i Harvardit në Kembrixh. Për herë të parë në histori, Gjuha Shqipe pritet të futet si lëndë zgjedhore në Universitetin e Harvardit, për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Këtë e ka bërë të ditur Faton Limani, i cili punon si administrator departamenti në këtë universitet.

Përmes një postimi në Facebook, Limani thotë se Gjuha Shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele, njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.

Faton Limani

Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.

MË TË LEXUARAT

To Top