Lajme

E mori makina para bashkë me gruan dhe vajzën, përkeqësohet gjendja e Arjan Konomit

Arjan Konomi, kryefamiljari që u go dit të dielën në Tiranë, teksa kalonte vijat e bardha bashkë me gruan dhe fëmijën 3 muajsh, është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Shëndeti i tij është përkeqësuar dhe mjekët e kanë futur përsëri në sallën e reanimacionit për ta mbajtur nën mbikqyrje dhe të lidhur me aparaturat. Me disa brinjë dhe legenin e thyer, Arjan Konomi dje ishte në gjendje stabël.Mbrëmjen e sotme, në orën 19.00 mjekët e spital;it të Traumës në Tiranë kanë marrë vendimin ta kalojnë nën mbikqyrje për shkak të gjendjes jo të mirë.Foshnja 3 muajshe fatmirësisht nuk u lëndua nga aksidenti te “Rruga e Kavajës”, kur bashkëshortja e tij, Vilma ka politraumë por është e stabilizuar.

Çifti, i cili tani ndodhet në spitalin e Traumës, ishte duke kaluar vijat e bardha bashkë mesditen e te dieles bashke me karrocen ku ishte foshnja e tyre 3 muajshe.Semafori ishte jeshil për ta dhe i kuq për mjetet, por aty kaloi me shpejtësi “skëterrë” një Mercedes luksoz me të cilin udhëtonte Ajas (Ilir) Sulejmani.

MË TË LEXUARAT

To Top