Zakonosht kur ndodh ndryshimi se ksual, individët preferojnë të mbeten përgjithmonë ashtu, siç duan. Por rasti i Alia Ismail ndryshon.Pasi kaloi gjashtë vjet duke u kthyer fizikisht në mashkull, Alia Ismail tani do të kthehet sërish në femër.
Alia, nga Miçigani, doli haptazi si trans në moshën 18-vjeçare, duke kaluar në parametra mashkullorë.Në vitet që pasuan, Alia ndryshoi emrin në Isa dhe në moshën 20-vjeçare ajo filloi një tranzicion mjekësor që përfshinte marrjen e hormoneve mashkullore për të rritur testosteronin dhe kryerjen e një mastektomie të dyfishtë.
Alia tha: “Në moshën 18-vjeçare dola zbuluar, përdora përemra mashkullorë dhe u vesha si mashkull. Në moshën 20-vjeçare, unë iu nënshtrova një tranzicioni mjekësor ku fillova hormonet dhe ndryshova emrin tim ligjërisht në gusht të 2015-ës, e më pas bëra një mastektomi të dyfishtë në 2016-ën.Megjithatë, pas tranzicionit, Alia, tani 27 vjeç, mendoi se identiteti i ri nuk përfaqësonte në të vërtetë atë që ishte dhe pas një shqyrtimi të kujdesshëm vendosi të rikthehet në femër.Alia shpjegoi: “Nuk pendohem për vendimin tim për të bërë një operacion apo për të marrë hormone. Ishte një moment kyç në jetën time për të zbuluar veten në personin që jam sot.” Alia ka qenë tepër e hapur për udhëtimin e saj dhe shpreson të ndihmojë të tjerët që po luf tojnë me identitetin e tyre.