Forcat izraelite kanë që lluar për vd ekje gazetaren e Al Jazeera, Shireen Abu Akleh në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.
Ajo u go dit nga një plumb të mërkurën ndërsa mbulonte bastisjet izraelite në qytetin e Jeninit dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, sipas ministrisë dhe gazetarëve të Al Jazeera. Ajo u deklarua e vdekur në spital, tha ministria.
“Ajo që ne dimë tani për tani është se Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar v dekjen e saj. Shireen Abu Akleh, po mbulonte ngjarjet që po shpalosen në Jenin, veçanërisht një bastisje izraelite në qytetin, i cili është në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, kur ajo u godit nga një plumb në kokë, “tha Ibrahim, duke folur nga qyteti palestinez Ramallah. .