Snaj peristi kanadez Vali, luf toi së bashku me usht arët ukrainas kundër Rusisë për muaj të tërë. Tani ai është kthyer në atdheun e tij, duke folur për lu ftën br utale dhe shpresën e tij se Ukraina do të fitojë.
Ai është një nga heronjtë e shumtë të lu ftës në Ukrainë: Super snajperisti kanadez (40), i cili njihet vetëm me pseudonimin “Vali”. Në fillim të marsit, ush tari, i cili fitoi famë botërore për vra sjen e një te rroristi të I S IS-it nga një distancë prej 3.5 kilometrash në vitin 2017, udhëtoi për në Ukrainë për të mbështetur vendin kundër Rusisë.
Tani, pas gati dy muajsh dhe vendosjeve të shumta në vijën e frontit në Ukrainë, Vali është kthyer në Kanada, tek gruaja dhe djali i tij i vogël bashkë me kujtimet e një lufte brutale.
FOTO GALERI
Ish-ushtari i shpëtoi tri herë vd ekjes
Në një intervistë për “Bild” ai ka shpjeguar pse ka udhëtuar në zonën e luftës. “Nuk mund të thosha jo. Kur je luftëtar, ndjen përgjegjësi, këta njerëz po i rezistojnë asaj që besohej se ishte ushtria e dytë më e fortë në botë në atë kohë – ata kishin nevojë për ndihmën time.”
“Mirë se erdhe në ferr”, kështu u prit nga kolegët ukrainas të grupit luftarak. Dhe kishin të drejtë: Misioni i parë e çoi ushtarin vullnetar në Irpin, ku mbulesa e tij u shkatërrua nga qindra predha mortajash dhe zjarri i rëndë i push këve.