Rozë

Fifiu lidh me ish-burrin e saj, Adrola Dushi i uron: Jetë të gjatë çiftit

Modelja e njohur, Adrola Dushi, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Më lër të flas”. Gjatë intervistës, vëllezërit Veshaj e pyetën nëse e kishte uruar ish-bashkëshortin për lidhjen e re.

Adrola nuk ngurroi që t’i bënte një urim Adis Patushit, i cili prej disa muajsh është duke shijuar lidhjen e tij me këngëtaren e njohur, Fifi. Çifti duket i pandashëm, pasi shfaqet në çdo moment bashkë. E madje nuk ngurrojnë që herë pas here të shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Biseda në “Më lër të flas”:

Donaldi: A e ke uruar Adisin për lidhjen e re me Fifin?

Adrola: Doni ta uroj këtu? Jetë të gjatë dhe të lumtur çiftit

Donaldi: Është për të mirë kjo apo jo?

Adrola: Po, sigurisht? S’kam asgjë kundra lidhjeve unë, jam shumë pro lidhjeve të dashurisë.

Ndërkohë kujtojmë se Adrola dhe Adisi janë prindër të një djali dhe janë ndarë para disa vitesh. Adisi e ka nisur romancën me Fifin pas daljes së saj nga “Big Brother Vip”.

MË TË LEXUARAT

To Top