Lajme

”Rrogë të ulët dhe bëjnë jetë luksi”/ Rama paralajmëron politikanët: Do nisim verifikimet

“Nuk mund të kesh deklaruar të ardhura të ulëta dhe të bësh jetë luksoze.” Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, gjatë një konference në kuadër ecurisë së punës së Njësisë Speciale Antiinformalitet.

Rama paralajmëroi nisma ligjore lidhur me këtë fenomen, ndërsa shtoi se edhe në Këshillin Kombëtar kishte mbështetje për sa i përket hetimit të evazionit fiskal. Sipas Ramës për mbështetja për forcimin e masave anti evazion ishte mbi 60%.

Këtë mbështetja Rama tha se do ta kthejë në masa ligjore pasi sipas tij

“Nuk mund të deklarosh të ardhura kaq. Dhe të shikosh e të kesh shtëpia e makina që nuk mund të bëhen kurrë me ato të ardhura. Edhe në këshillin kombëtar për evazionin fiskal ishte i lartë. Do e kthejmë në masa ligjore.” tha Rama.

MË TË LEXUARAT

To Top