Lajme

Iu dögj shtëpia dhe mbeti mes katër rrugëve, burri nga Fieri: Ku të mbytem unë dhe fëmijët

Një banesë në Mbrostar në Fier është përfshirë nga flakët. Në godinën thuajse të prishur jeton Astrit Metua me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur në gjendje të vështirë ekonomike.

Fatmirësisht gruaja dhe fëmijët kanë qenë në qendrën shëndetësore, ndërsa Metua ka tentuar të futet mes flakëve për të shuar zjarrin, shkruan Bw.

I ulur në rrugën përballë shtëpisë së djegur Astriti, bashkëshortja dhe dy fëmijët, qajnë se nuk kanë më një strehë ku të qëndrojnë. Familja jetonte duke mbledhur bidona.“Sot rreth orës 09:50, në Mbrostar Ura, në banesën e shtetasit A. M. ka rënë zjarr. Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e shkaqeve të rënies së tij.”Deri sa të sqarohet dhe të gjenden shkaqet, Astriti dhe familja e tij janë në rrugë të hapur dhe në mëshirë të fatit. Deri tani s’ka ashkur askush nga instituticionet për t’i parë.

MË TË LEXUARAT

To Top