Rozë

I ka bërë shqiptarët kudo krenarë në botë/ E gjeni dot se cila vogëlushe është kjo në fotografi

Personazhi në fotografinë kryesore të lajmit është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila lindi në Londër më 22 gusht 1995 dhe shkoi në shkollën “Sylvia Young Theatre School” para se të zhvendosej në Kosovë me familjen në vitin 2008.

E doni që të gjithë dhe na ka bërë krenarë pa fund! E gjeni dot kush është vajza në foto?

Ajo vjen nga familje muzikantësh pasi i ati i saj, Dukagjin Lipa është një ndër këngëtarët më të suksesshëm të rokut shqiptar. Duke u kthyer në Britani të Madhe në moshën 16 vjeçare, ajo filloi të punonte si modele dhe u përpoq të fillonte karrierën si këngëtare.

Duke shfrytëzuar YouTuben si një platformë muzikore që nga mosha 14 vjeçare, ajo u bë e njohur për “coverat” që publikonte para se të arrinte një marrëveshje me një kompani muzikore.Në vitin 2015 arriti marrëveshje me ëarner Bros. Records, ku debutoi me këngën “New Love” ndërsa filloi të punojë në albumin debutues. Kënga e saj e dytë i solli suksesin e vërtetë anembanë Evropës, duke e renditur në top listave botërore.Megjithatë, shpërthimi i saj i madh ishte me këngën “Hotter Than Hell”, i cili u bë një hit i vërtetë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA.

Më 21 prill të vitit 2017, Dua publikoi këngën “Lost in Your Light”, ku bashkëpunoi me Miguel.Ajo më në fund publikoi albumin e parë në karrierë, i cili u titullua sipas emrit të saj, në qershor të vitit 2017 – pasi data e nxjerrjes në shitje u shty disa herë.

Një yll që e vogël, Dua Lipa këndon në shqip kur ishte nxënëse në shkollën  fillore në Kosovë (VIDEO) - FaxWeb

MË TË LEXUARAT

To Top