Lajme

U hoqën si policë, të rinjtë shqiptarë i bëjnë gjëmën të moshuarës/ Raportohet se i vödhën 70 mijë euro

Dy shqiptarë të akuzuar për mashtrim ndaj një të moshuare greke janë vënë në pranga. Rasti i mashtrimit
ka ndodhur muajin e kaluar në Pieri të Greqisë dhe punonjësit e policisë së Sigurimit Katerini kanë nisur hetimet.

Sipas mediave greke, ndaj një 19-vjeçari dhe një vajze 20-vjeçare, të dy shtetas shqiptar, është hapur një çështje për veprën penale të mashtrimit.

Pasditen e datës 19 prill 2022, një person i panjohur ka telefonuar në telefon fiks 84-vjeçaren, duke pretenduar se ishte punonjëse policie dhe pretendonte se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident automobilistik. Madje, në telefon ka dalë një bashkëpunëtore, e cila është hequr si vajza e të moshuarës, për t’u bërë më bindëse.Më pas ajo i ka kërkuar para të moshuarës, në mënyrë që vajza e saj të shmangte pasojat ligjore dhe si pasojë nga shtëpia e të moshuarës kanë marrë shumën prej 70.000 euro.

Autorët e dyshuar kanë shkuar në shtëpinë e të moshuarës me një automjet dhe kanë marrë paratë, ku një pjesë e kanë mbajtur dhe pjesën tjetër ia kanë dorëzuar një bashkëpunëtori të panjohur.Gjithashtu është konstatuar se një pjesë e parave që kanë nxjerrë është përdorur për blerjen e një automjeti, i cili është lokalizuar dhe konfiskuar. Në shtëpinë e tyre u gjetën celularë, tabletë, një laptop dhe një kartë bankare, të cilat u konfiskuan si dhe automjeti që përdornin për veprimtarinë e tyre të paligjshme.

MË TË LEXUARAT

To Top