Gjatë ditës së djeshme në aksin Orikum-Kaninë, si pasojë e rrëzimit të një kamioni humbën jetën dy të rinj në lule të rinisë së tyre.
Ngjarja ndodhi në Bypassin e Vlorës, teksa v iktimat janë njëri me origjinë nga Kavaja dhe tjetri nga Lushnja, të moshave 28 dhe 32 vjeç. Bëhet fjalë për shtetasit Klajdi Kaja dhe Armand Beun.Bëhet e ditur se Kaja ishte kryetar forumi rinor te FRPD Shtëpia E Lirisë, në NJ.V. Bubullim Lushnje, ndërsa kamioni me të cilin ai dhe kolegu i tij po punonin, ka përfunduar i shkatërruar, për shkak të peshës së madhe të inerteve që ishte duke transportuar.Mësohet se kamioni do t’i nënshtrohet ekspertizës, për të pasur një version zyrtar për arsyet e ak sidentit fatal, teksa një nga dyshimet lidhet me faktin se mjeti të ketë dalë nga rruga në momentin kur zbriste nga Kanina drejt Orikumit, por nuk përjashtohet edhe ndonjë defekt i mundshëm.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe deputeti i PD-së për qarkun e Fierit, Luan Baçi. Ky i fundit theksoi se Klajdi ishte kryetari i forumit rinor, në njësinë Administrative, Bubullim të Lushnjës.“Klajdi Kaja 28 Vjeç, djali i vetem i familjes Kaja! Lamtumir i dashur Klajdi! Na trishtove shume mik!
Me shume dhimbje dhe trishtim percjellim sot, per ne parajse, kryetarin e forumit rinor, NJ.V. Bubullim Lushnje, Klajdi Kaja 28 Vjeç, djali i vetem i familjes Kaja!A ksidenti tragjik, te largoi nga babai, nena dhe motrat,qe te deshen aq shume, te largoi nga shoket dhe shoqet, te largoi nga miqte e tu te shumte! Te largoi nga ne nga koleget e tu te Partise Demokratike! Ne sot po te percjellim me shume dhimbje dhe nuk do te harrojme kurre, do te kujtojme me mall, dashuri dhe respekt! Lamtumir Klajdi, qofsh i parajses!”, shkruan Baci.