Një burrë nga Obiliqi në Kosovë ka raportuar se bashkëshortja e tij, shtetase e Shqipërisë, i ka marr dy vajzat dhe është larguar për në Shqipëri.
Sipas policisë, për t’i sjellë fëmijët në Kosovë, gruaja ka kërkuar nga bashkëshorti i saj 10 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti po vazhdon të hetohet dhe ende nuk ka informacion të plotë dhe të detajuar për ngjarjen.
Burime pranë babait të dy vajzave thonë se gruaja nga Shqipëria e ka bërë këtë gjë dhe ehrë të tjera, por është kthyer sërish në shtëpi.Dy vajzat janë të mitura dhe kanë nevojë në këtë moshë për të dy prindërit, por mesa duket gruaja nga Shqipëria kërkon të bëjë biznes më fëmijët e saj.Deri më sot kishim dëgjuar histori dhe raste nga më të ndryshmet, por ky i kësaj gruaje që kërkon 10 mijë euro për t’i cuar fëmijët te babai i tyre është i pazakontë.