Pak orë më parë, mediat publikuan, se një avokat nga Korça do të ngrinte padi për dy vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald Veshaj, pasi kanë regjistruar një videoklip në muzeun e Korçës.
Së fundmi, shikohet një VIDEO kur efektivët e policisë ndalojnë një nga vëllezërit, Romeon. Shihet se ai është ndaluar për shkelje të rregullave në qarkullimin rrugor, mirëpo është lënë i lirë.
Kur është larguar ai i ka dhënë dorën policëve dhe ka hipur në makinë e tij luksoze. Romeo dhe Donald Veshaj janë dy emra shumë të njohur për publikun shqiptar të cilët akuz ohen prej 5 vitesh për pla gosje të rëndë me dashje.
Që nga viti 2017 e deri tani binjakët aktorë janë përballur e po vazhdojnë të përballen me drejtësinë shqiptare. Në vitin 2017, ata janë dë nuar nga Gjykata e Vlorës për veprën p enale “plag osje e rë ndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe sipas gazetares së kronikave, më 27 maj do të zhvillohet seanca gjyqësore për dy vëllezërit të cilët rrezi kojnë deri në 10 vite bu rg.
Një ngjarje e pesë viteve më parë që ka protagonistë dy aktorët vlonjatë Romeo dhe Donald Veshaj, rikthehet sërish në vëmendje për shqyrtim në gjykatë. Dy vëllezërit Veshaj, fytyra të njohura të ekranit, rezultojnë prej disa vitesh në përballje me drejtësinë.
Kjo pasi në vitin 2017, ata janë dë nuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “pla gosje e rën dë me dashje”, kryer në bashkëpunim (Neni 88/1 e 25 i Kodit Penal). Përballë një vendimi të butë të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit, ku dy vëllezërit vijonin të lirë dhe apelit të Prokurorisë, shkalla e dytë e la në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Mirëpo e pakënaqur me vendimin e Apelit, Prokuroria e Vlorës e ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit e ka regjistruar rekursin dhe ka caktuar si datën e seancës së parë 27 majin.
Ngjarja për të cilën aku zohen dy vëllezërit duket se ka kaluar në heshtje, ashtu sikundër dë nimi i cili i ka lënë jashtë qe lisë dy aktorët.