Rozë

E njohu që në shkollë po fati i ndau/ Këngëtari shqiptar tregon si u takuan pas 16 vitesh: U martuam

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar këngëtari i njohur korçar Arjan Dredhasi dhe bashkëshortja e tij Liljana.

Në daljen e parë si çift ata rrëfyen historinë e tyre të veçantë të dashurisë. Të njohur kur ishin ende në shkollë, Arjani 18 vjeç dhe Liljana vetëm 14 vjeç, u dashuruan dhe u përpoqën të ruanin marrëdhënien.

Mirëpo distanca dhe rrethana të tjera bënë që kontaktet të humbisnin dhe do duhej të kalonin plot 16 vite që ata të ritakoheshin. Ishte Liljana ajo që mori guximin të tëlefononte Arjanin pas aq vitesh, e ky i fundit përtej dyshimeve e emocioneve, nuk e kurseu një shaka edhe pas aq vitesh

“Në atë kohë s’ kishte dalë opsioni që të flisje me kamera në Shqipëri dhe nga telefoni i thashë që kisha rritur flokët bisht dhe peshoja mbi 100 kg”, kujtoi Arjani duke qeshur.

Takimi i çiftit pas aq vitesh ishte surprizues sidomos për Lilin, e cila kishte krijuar të tjera pritshmëri nga telefonatat me Arjanin. Sot ata janë lumturisht të martuar dhe prindër të një djali.

MË TË LEXUARAT

To Top