Lajme

Ishte nisur drejt aeroportit me vajzën dhe mbesat/ Humb jetën mes rrugës shqiptarja

Një aks ident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin e autostradës Milot- Mamurras.

Një taksi e cila po udhëtonte në drejtim të Rinasit ka dalë nga rruga duke u për plasur me një objekt, për pasojë një person ka humbur jetën gjatë rrugës në spital.

Në mjet udhëtonin 56-vjeçarja, vajza e saj 30 vjeç dhe dy mbesat e mitura. Autoambulanca e Laçit pas aksidentit ka dërguar të plagosurit për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa gjyshja nuk ka mundur të shpëtojë.

Viktima është identifikuar si Prena Gjetani 56 vjeç nga Fushë Miloti. Polici po heton shkaqet e plota të këtij aks identi.

MË TË LEXUARAT

To Top