Një ak sident tr agjik është shënuar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit. Një makinë që po udhëtonte në këtë segment ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
Sipas policisë aksidenti tragjik i ka marrë jetën një 25-vjeçari, Andi Rrustaj, ndërsa i plagosur ka mbetur shoku i tij, një 19-vjeçar. Së fundmi është publikuar edhe fotoja e viktimës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit.
Mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin Andi Rrustaj, 25 vjeç dhe Xheku Logu , 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë dhe si pasojë, Rrustaj ka humbur jetën.