Lajme

Sali Berisha në zi/ Humb në lule të moshës, njeriun e shtrenjtë: Na këputi shpirtin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e kryetarit të Forumit Rinor të PD Lushnje Klajdi Kaja. Berisha ka takuar familjarët e viktimës bashkë me deputetin Luan Baçi dhe kryetarin e PD të Lushnjes Eduard Sharkën.

Postimi i Berishës: Ngushellim ne familjen e Esat Kajes!

Miq, mbreme isha ne familjen Kaja ne Bubullime, Lushnje per te shprehur ngushllime per yllin e familjes, Klajdin qe u nda nga jeta ne moshen 28 vjeçare ne nje aksident ne pune dhe zhyti ne zi te thelle e dhimbje te madhe prinderit, motra dhe te gjithe familjen por edhe demokratet ne mbare vendin.

Une shkova per ngushellim me deputetin Luan Baçi dhe kryetarin e PD te Lushnjes z Eduard Sharka per te ndare dhimbjen, hidherimin dhe zine me kete familje fisnike dhe per te shprehur nderimin dhe mirenjohjen tone me te thelle per djalin e tyre Klajdin te riun demokrat, punetor, te dashur, te mençur, entuziast, kryetarin e Forumit Rinor te PD Lushnje.

Fjalet nuk shprehnin dot ate qe ndjenin zemrat ne kete mort te rende. Por i ati Esat Kaja, nena dhe motrat e Klajdit xhaxhai dhe e gjithe familja e tij qendronin me dinjitet dhe fisnikeri te veçante duke nderuar keshtu veten dhe birin e shpirtit Klajdin e tyre te dashur.

Ne lutemi se bashku me ta qe shpirti i engjellit te tyre Klajdit te pushoje i qete midis engjejve dhe ata prinder, motra, familjare te nderuar te gjejne forcen per te perballuar mungesen e perhershme te djalit te tyre. Ngushellme! sb

MË TË LEXUARAT

To Top