Semi Jaupaj ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “Ani” dhe fansat janë të bindur se i dedikohet sërish historisë së Borës me Donaldin.
Teksti lë të kuptohet se moderatorja ende nuk e ka falur Donaldin, madje nuk e di nëse do mund ta falë ndonjëherë.
Pjesët e këngës që tregojnë se “Ani” është dedikim:
Tu luta, tu luta, tu luta ti mos bej gabime,
Tu luta, tu luta, tu luta ti mos the premtime
Djalo ti nuk je normal, prej vetes ke ik, ti prej vetes ke dal, nuk e di a muj najher me ta fal.
Hajt se ki me ardh ti te dera e baneses tem ki mu lut ti mrena a m’len -kujtojmë se në rrjet është përfolur se Donaldi ka shkuar te pallati i Borës.
Hajt se ki me ardh ti te un e ki me kerku falje se tu m’dasht ti kurre nuk u nale- Donaldi ka pranuar se i ka kërkuar falje Borës.
Si ma ke bo mu, tash ja bon asaj, nihere mas saj, tash ti mas meje qaj- Në Big Brother VIP Donaldi u lidh me Beatrix Ramosajn, por pas daljes u pendua.
U ngute,u ngute, u ngute e sheh si me humbe? Me humbe, me humbe kur buzet e tjera i puthe…- Donaldi u puth me Beatrixën brenda Big Brother.