Lajme

Po bëhen shumë muaj në lüftë/ Presidenti i Ukrainës: Ata nuk shikojnë më, vetëm vrasin

Forcat ruse e kanë “shkatërruar plotësisht” rajonin industrial të Donbasit, deklaroi presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, i cili e akuzoi Moskën për bombardime të pamërshirshme e njëkohësisht të pakuptimta ndërsa intensifikonte ofensivën e saj.

Zelenskiy tha trupat e Moskës thjesht po përpiqen të vrasin sa më shumë ukrainas, e të bëjnë sa më tepër dëme që të mundin, duke përsëritur pretendimin e tij se Rusia po kryen genocide në vendin fqinj. Zelenskiy i mëshoi idesë se ndërsa forcat ukrainase po vazhdonin të çlironin rajonin e Kharkiv-it në lindje të Kievit, rusët po përpiqen të ushtrojnë edhe më shumë presion në Donbas, i cili shtrihet në pjesën juglindore të Ukrainës.

“Atje është një ferr i vërtetë dhe ky nuk është ekzagjerim. 12 persona u vranë të enjten prej një bombardimi brutal e absolutisht të pakuptimtë në Severodonetsk. Ka sulme të vazhdueshme në rajonin e Odesës e në qytetet e Ukrainës qendrore. Donbasi është shkatërruar plotësisht. Kjo është një përpjekje e qëllimshme dhe kriminale për të vrarë sa më shumë ukrainas, për të shkatërruar sa më shumë shtëpi, objekte sociale dhe ndërmarrje.”

Ministria britanike e Mbrojtjes pohoi sot sakaq se general lejtnant Serhiy Kisel, që udhëhiqte një njësi elite të tankeve ruse, është pezulluar për shkak të dështimit për të marrë kontrollin e Harkivit. Sipas kësaj ministrie, Kisel është një prej disa zyrtarëve të lartë ushtarakë rusë që në javët e fundit janë hequr nga puna për shkak të performancës së dobët në fazën e parë të pushtimit të Ukrainës.

Në mesin e komandantëve rusë, që ka të ngjarëtë jenë shkarkuar po ashtu prej Putinit është dhe zëvendësadmirali Igor Osipov, i cili udhëheq flotën ruse në Detin e Zi. Largimi i tij besohet të ketë ardhur pas fundosjes së luftanijes ruse, Moskva. Ndërkaq, një zyrtar i paidentifikuar ushtarak i NATO-s, tha për CNN se momentumi i konfliktit është kthyer në favor të Ukrainës, edhe pse aleatët nuk presin përparime të mëdha në javët e ardhshme nga asnjëra palë. Zyrtarët ukrainas thanë më 18 maj se kanë tentuar të negociojnë për lirimin e ushtarëve të mbetur në fabrikën e çelikut, Azovstal, në Ukrainë, por përfundimi i betejës më të përgjakshme, ende mbetet i pazgjidhur.

MË TË LEXUARAT

To Top