Ky është postimi i vetëm i Afronës pas lajmit për ndarjen nga Blero. Mediat rozë dje kanë qenë të mbushura me shkrime për ndarjen e këngëtarit Blero dhe modeles Afrona Dika, dyshimet për një ndarje të mundshme mes çiftit i shtuan fshirjet e postimeve të përbashkëta në Instagram.
Pavarësisht këtyre raportimeve, Blero dhe Afrona s’kanë reaguar ende. I vetmi postim i saj është një urim në InstaStory për një shoqe.
Në orët e mbrëmjes Blero ka reaguar me një foto, Ai është aty bashkë me prezantuesin Robert Bojaj dhe dramaturgen Getoarbë Mulliqi. “Familja”, ka shkruar ai mbi këtë fotografi.