Ushqime

Më mirë djathi i dhisë apo i lopës? Ja çfarë thonë ekspertët

Djathi i sapobërë i dhisë ka një shije të ndryshme nga djathi i vjetëruar.
Shpesh ndodh që konsumatori nuk arrin të bëjë dallimin mes djathit të bardhë të zakonshëm dhe djathit të bardhë të dhisë, sado e pazakontë të tingëllojë.

Djathi i bardhë i zakonshëm përmban një sasi më të madhe të qumështit të deles (70%) dhe më pak të qumështit të dhisë (30%).

Djathi i dhisë, siç mund ta kuptoni edhe nga emri përgatitet vetëm nga qumështi i dhisë.

Për shumë kohë me rradhë, djathi i bardhë ishte ekskluzivitet i vendeve mesdhetare.

Ai prodhohej dhe nxirrej për konsum tre muaj pas përgatitjes.

Për të përmbushur kriteret e përgatitjes, përmbajtja dhe racionet e qumështit të përdorur mbaheshin nën kontroll.

Së bashku me kohën e nevojshme për vjetërimin e djathit të veçantë.

Fakte Interesante:

Në ndryshim nga djathi i bardhë, djathi i dhisë kriposet dhe është gati për konsum direkt pas prodhimit. Disa lloje të djathit të dhisë kërkojnë më shumë kohë për t’u vjetëruar.

Sa më i gjatë të jetë ky proces, aq më e fortë do të jetë aroma e veçantë e djathit të dhisë. Djathi i dhisë është shumë popullor në Shqipëri dhe gjenden disa varietete të tij.

Djathi i sapobërë i dhisë ka një shije të ndryshme nga djathi i vjetëruar. Të dy përbëjnë një eksperiencë të bukur për dashamirësit e këtij produkti.

Ndryshimi nuk qëndron vetëm tek periudha e vjetërimit, por edhe tek ngjyra. Pjesa e jashtme e djathit të vjetëruar ka një ngjyrë pak më të errët, ndërsa ajo e djathit të freksët është e bardhë.

Kur priten në feta, ngjyra është e bardhë, por aroma dhe shija ndryshon.

Djathi nga ana tjetër ka një shije të kriposur dominante, ndërsa tek djathi i dhisë i freskët shija është më e butë dhe më e ëmbël.

Djathi i vjetëruar i dhisë ka një aromë më të fortë dhe një jetëgjatësi më të madhe.

Për ta përmbledhur:
1. Djathi i bardhë i zakonshëm bëhet pjesërisht nga qumështi i dhisë dhe nga qumështi i deles. Ndërsa djathi i dhisë bëhet 100% nga qumështi i dhisë.

2. Djathi i bardhë kërkon një vjetërim më të gjatë, ndërsa djathi i dhisë vjetërohet për një periudhë më të shkurtër.

3. Djathi i bardhë i zakonshëm prodhohet gjerësisht në Shqipëri, ndërsa djathi i dhisë është një nga më popullorët, por edhe më i shtrenjtë.

4. Djathi i bardhë i zakonshëm është më i fortë dhe më i kriposur, ndërsa djathi i dhisë jo i vjetëruar, është më i butë dhe më i ëmbël.

MË TË LEXUARAT

To Top