Është gjetur mbrëmë në Greqi 41-vjeçari shqiptar, i zh dukur prej datës 31 mars të këtij viti.
Panajot Kaleshi është pikasur rreth orës 7 të pasdites në portin e Larisas. Sipas mediave greke, 41-vjeçari ishte vetëm pranë portit, në gjendje të rënduar shëndetësore nga rraskapitja dhe lodhja.
Shqiptari është dërguar menjëherë në Qendrën Shëndetësore Litochoro me ambulancë për t’iu nënshtruar kujdesit mjekësor.
Mësohet se Panajot Kaleshi kishte udhëtuar drejt Greqisë bashkë me nënën e tij me qëllim që të punonin tek një i afërm i tyre në Larisa.