Romeo Veshaj duket se ka pësuar aks ident. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, por nuk dihet ende me saktësi vendi se ku. JOQAlbania ka publikuar disa foto ku Romeo shihet teksa qëndron tek dera e auto-ambulancës.
Romeo Veshaj bën aksident? Aktori shihet pranë ambulancës, motori në tokë
Në tokë shihet një motor dhe një makinë e ndaluar. Nuk dihet nëse aktori Veshaj ka qenë shkaktar apo i dëm tuar në këtë aks ident. Ai shihet pranë dyerve të hapura të ambulancës, ndërkohë që një mjek e mban nga krahu.Romeo ka qenë në qendër të lajmeve rozë ditët e fundit për shkak të historisë me Aleksia Peleshin, vajza e ministrit Niko PeleshiPak javë më parë, Aleksia Peleshi konfirmoi ndarjen me aktorin e humorit, Romeo Veshaj. Ajo theksoi se ishte nxituar duke e bërë lidhjen publike por nga ana tjetër ishte ndjerë e sigurt pasi aktori e kishte prezantuar si të fejuarën dhe se madje kishin bërë plane për martesë.
Së fundmi, Aleksia ka thënë se nuk ka qenë e dashuruar asnjëherë. Aleksia tha se si një vajzë e re ka qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë që të do verbërisht në krah.“Tingëllon pak kontradiktore por njeriu reflekton. Kam kuptuar se nuk kam qenë realisht e dashuruar. Jua them sinqerisht këtë”, deklaroi vajza e ministrit Peleshi.