Lajme

Alarmante/ Lija e majmunit përhapet në Europë, SHBA, Kanada dhe Australi

Janë shtuar rastet e reja e Lisë së Majmunit në Europë, SHBA, Kanada dhe Australi. Këtë e konfirmojnë autoritetet shëndetësore të këtyre vendeve.

Raste janë raportuar fare pranë Shqipërisë në Itali, po ashtu edhe në Francë e Suedi. Lija e Majmunit është një sëmundje e zakonshme në pjesë të thella të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore. Rastet e sëmundjes jashtë rajonit zakonisht lidhen me vizitat që bëhen aty.

Lija e Majmunit është një infeksion i rrallë viral dhe zakonisht shfaqet në formë të butë. Të prekurit shërohet brenda pak javësh, sipas ekspertëve ndërkombëtarë shëndetësor. Virusi nuk përhapet lehtë mes njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë konsiderohet shumë i ulët.

MË TË LEXUARAT

To Top