Pushuesit që kishin zgjedhur plazhin e Shkëmbit të Kavajës këtë të shtunë janë surprizuar jo pak kur mjegulla ka pushtuar plazhin.
Siç shihet edhe në pamjet filmike të “DurrësLajm”, mjegulla është përhapur përgjatë vijës bregdetare duke e bërë thuajse të pamundur shikimin në një distancë mbi 10 metra.Mjegulla ka rrethuar edhe godinën 20 katëshe në bregdet, ku katet e larta mezi dallohen. Gjithsesi kjo nuk i ka ndaluar qytetarët të shijojnë plazhin këtë ditë të shtune.
Kujtojmë se kjo zonë është mjaft e frekuentuar nga pushuesit, që mund të jenë qytetarë të Durrësit, Tiranës dhe rrethinave përeth.Por nuk mungojnë as pushuesit nga Kosova dhe Maqedonia, ku shumë prej tyre kanë dhe banesat e tyre në këtë zonë ose akomodohen në hotele.Gjithashtu nuk mungojnë as turistët e huaj, të cilët janë në numër të konsiderueshëm gjatë gjithë vitit në këtë zonë jo vetëm në stinën e plazhit.