Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka marrë fjalën në Kuvend ku i është drejtuar me tone të ashpëra kryeministrit Edi Rama.
Ai kërkoi që Partia Socialiste të shkëputet nga krimet e komunizmit. Sipas Alizotit nëse nuk do të ishte Partia e Punës, kryeministri Rama së bashku me vëllain e tij, Olsin, do të ishin duke shitur çadra në Dhërmi, pasi vinin nga klasa punëtore.
Alizoti refuzoi të dëgjojë replikën e Ramës dhe pas mbarimit të fjalës së tij u çua dhe u largua nga senaca.
“Për ju po mos ishte PArtia e Punës, ju dhe Olsi do të shpërndanin çadrat në Dhërmi. Ju vinit nga ajo shtresë, ju ishit klasa puntore. Fatkeqësisht nag aristrokacia na vranë njerëzit tuaj, por ju të paktën për respekt duhet të për dy fisnikët që sfiduan diktaturën, ku 99% ju pbërtisnit Parti Enver, ti nderonit. Kjo parit duhet të shkëputet nga krimi i komunizmit dhe nga aroganca juaj. Jeni shumë arrogant he ndonjherë më falni jeni shumë injorant. Refuzoj tju dëgoj dhe do iki të pi një kafe për qejfin tim”, tha Alizoti.