E di që po mendonit për presidentin e Ukrainës por jo (fatmirësisht) nuk është ai. Vajza e Vladimir Putinit , Katerina Tikhonova, është një një marrëdhënie me balerinin e njohur Igor Zelensky – i cili ka të njëjtin mbiemër si presidenti ukrainas.
Sanksionet kundër 35-vjeçares, të vendosura për shkak të pushtimit të Ukrainës nga babai i saj, i kanë ndaluar fluturimet e rregullta nga Moska në Mynih për të jetuar me partnerin e saj të ri.Partneri i saj i ri – me të cilin ka një vajzë dy vjeçare, është Igor Zelensky, 52 vjeç, një balerin profesionist dhe regjisor i lartë, i cili deri vonë drejtoi Baletin Shtetëror Bavarez.
Putini është inatosur kundër rusëve që jetojnë në Perëndim – pavarësisht se vajza e tij bën udhëtime të shpeshta në Mynih me mbështetjen dhe sigurinë e plotë të shtetit për të kaluar kohë me të dashurin e saj.
Deri në fillim të këtij viti dhe në lu ftën në Ukrainë, duket se ajo jetonte me të në Gjermani.Raporti i Stories ka treguar: “Për dy vjet, nga viti 2017 në 2019, nëna e vajzës së vogël duhej të fluturonte nga Moska në Mynih dhe mbrapa mbi dhjetëra herë.Ajo jetonte në Rusi dhe babai i vajzës së saj jetonte në Gjermani, ku drejtoi Baletin Shtetëror Bavarez. Emri i tij është Igor Zelensky.’