Aktori Amos Zaharia dhe këngëtarja Gigliola Haveriku i kanë dhanë fund historisë së tyre të dashurisë.
Një muaj më parë Gigliola publikoi këngën “A po vjen ti sot”, e cila u komentua se mund të ishte një dedikim për aktorin. E ftuar në “Shqipëria live”, ajo pranoi publikisht se kënga është dedikim për Amosin dhe shtoi se ka pjesë nga ndjesitë e veta në atë këngë.
“Normalisht që kënga ka një spunti shumë të vërtetë padyshim. Është konteksti i vërtetë, ti je në një proces ndarjeje, më pas një proces që “nuk dua të ndahem po më mungon”, pastaj mbyllet me një proces që “unë do të të mungoj ty.”
Në lidhje me raportin e saj me Amos Zaharian pas ndarjes Gigliola tregoi se kanë komunikim vetëm kur takohen në rrugë.
“Gjërat nuk janë më njëlloj, por në rastin tim unë i kam ruajtur raportet. Me Elian patjetër që përshëndetemi, unë jam ndarë me të jo me personat që na rrethojnë. Kam shumë dëshirë ta takoj dhe t’i flas. Mbase nuk më mungon ai si individ por më mungojnë ca gjëra që bënim së bashku. Po më pëlqen jeta prej beqareje, mbase shumë shpejt do të ndryshoj mendim”, tha Gigliola.