Nuk ka qetësi Tirana mbrëmjen e sotme, më pak se 24 orë nga finalja e Conference League mes Romës dhe Feynoord në ‘Air Albania’.
Përplasje ka patur te Kryeministria, Drejtoria e P olicisë së Tiranës, mes rrugës ‘Myslym Shyri’ dhe zonës së ish-bllokut si dhe te Hotel ‘Hilton’, pranë ‘Pallatit me Shigjeta’ ku ndodhen të akomoduar lojtarët e Feynoord.
Të pajisur me gur dhe sende të forta në duart, tifozët nga Rotterdam tentuan të shkojnë drejt atyre të Romës, pranë stadiumit Air Albania, por u ndaluan nga pol icia.