Rozë

Foto/ Tani është bashkë me Donaldin, por ja si duket Bora Zemani pa make up

Prezantuesja Bora Zemani është një prej personazheve shqiptarë më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shkëlqeu së fundmi me paraqitjen e saj në eventin e modës të stilistit Valdrin Sahiti, e veshur me një fustan plot xixa i cili e bënte të dukej mjaft tërheqëse.

Edhe makijazhi dhe flokët e saj ishin rregulluar në mënyrë të përsosur, duke e bërë atë një prej femrave më joshëse të mbrëmjes.

Në këtë mbrëmje, Zemani dukjen ia kishte besuar parukierit Kaci dhe grimeres Sellma, ku kjo e fundit ka sjell për ndjekësit e saj në rrjetet sociale një videot nga prapaskenat e realizimit të makijazhit.

Në videon në fjalë, Bora nuk ka hezituar të shfaqet pa makijazh, duke treguar dukjen e saj natyrale, si dhe ndryshimin në dukje që nga fillimi e deri në përfundim të makijazhit.

Dhe Bora duket mjaft bukur dhe tërheqëse edhe pa makijazh, gjersa një dorë e konturave e bënë atë të duket edhe më atraktive. Moderatorja e njohur shpesh është komentuar për ndryshimet e saj të mëdha në dukje, që nga fillimet e saj e deri më tani.

MË TË LEXUARAT

To Top