Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Romës dhe Feyenoord, e vlefshme për finalen e Conference League, në Air Albania, me shifrat 1-0. Atmosfera është mjaft e bukur, me mbrëmjen e sotme që premton spektakël.
Minutat e para panë holandezët më me iniciativë, por pa rrezikuar shumë portën rivale.
Në minutën e 24-të, Pellegrini nis një top për Zaniolon, por ky i fundit nuk e mbërrin dot. Shans i mirë, i shpërdoruar.
Në të 32-tën, Zaniolo përfiton mirë në zonë dhe shënon.Gjithçka nis nga Mancini, që dërgon një assist në limitet e perfeksionit.