Fotografitë e së kaluarës sidomos ato nga fëmijëria na zgjojnë nostalgji secilit prej nesh dhe kjo ndjenjë na bënë shpesh të hapim albumet për të parë fotografitë.
Këtë e ka bërë edhe Dj PM ditën e sotme. Dj i njohur ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e tij, e realizuar në vitin 1998.
Pajtimi duket i ulur mes shokëve e shoqeve, si duket në shkallët e ambienteve të shkollës. ‘’Përfaqësinë e bukurisë e kom pasë edhe atëherë’’, ka shkruar PM me humorin që e karakterizon.
Kujtojmë që Dj i njohur u shndërrua në personazh shumë të dashur për publikun shqiptar, pas pjesëmarrjes së tij në Big Brother Vip Albania, aty ku u njoh edhe me Sarah Berishën, me të cilën vazhdon mrekullisht lidhja dhe së bashku janë nga çiftet më të pëlqyera nga publiku.