Teksa mbrëmjen e djeshme ndeshja përfundoi me fitoren e Romës situata në Tiranë u paraqit e qetë.
Mirëpo e kundërta ndodhi në Rotterdam, ku tifozët të zemëruar nga humbja kanë thyer dhe shkatërruar gjithçka që u kanë dalë para.
Në foto më poshtë shihet se tifozët me gurë kanë thyer disa dyqane, ndërsa policia shihet duke i ndjekur këmba-këmbës tifozët. E ndërsa Rotterdam po “thyhet” nga tifozët, Roma shijon fitoren me muzikë dhe fishekzjarrë.