Gjatë intervistës që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Flori Binaj rrëfeu gjithashtu dhe arsyen e largimit nga Top Channel. Aktori i humorit spikati me rolet ikonike në Portokalli, dhe largimi ishte një surprizë për publikun.
U përfol se arsyeja ishte hapja e një partie të re por aktori e mohoi këtë.“Jo vetëm në Top Channel por dhe në shumë TV të tjera nuk respektohen të drejtat e autorit. Në Portokalli kam qenë krijues dhe interpretues i numrave të mi dhe shumë të tjerëve.
Ndoshta ndonjëherë nga padia, nga mosdashja e të ruajturit të këtyre gjërave ndodh që nuk duron më dhe mban një qëndrim.Të ruash dinjitetin tënd dhe të vazhdosh përpara. Ligji është i rregullt, puna është tek zbatimi. Këtu kanë rënë dakord por nuk e zbatojnë.“, u shpreh aktori duke shtuar më tej se një nga arsyet e largimit nga spektakli i humorit ka qenë dhe familja e tij.
“Një nga arsyet e largimit ishte dhe familja sepse punon gjithë ditën dhe nuk arrin ta blesh atë kohë që ke humbur me fëmijët e tu. Janë kujtime, më mirë këto kujtime bashkë sesa disa foto në Whatsapp.“, shtoi Binaj. Duke folur për angazhimet e reja, Flori tha se do të bëjë një program të ri televiziv.“Po punoj për një program timin, program humori, me të ftuar. Do të ketë një stand up komedi dhe disa filma artistikë. Një film do të jetë me metrazh të shkurtër. Tani që nuk jam në Portokalli, shoh sa kohë më ka zënë, sa kohë kam humbur dhe sa mbrapa jam me shumë projekte”, tha Flori.