Një ngjarje shumë e hidhur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në liqenin e Prushit në Tiranë, ku dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç janë mbytur.Në vendngjarje janë nisur menjëherë polumbarët e RENEA-s për të për të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave nga liqeni. Për këtë ngjarje reagon edhe policia.
“Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.
Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë. Një ngjarje shumë e trishtë.Ende nuk dihen detajet e tjera, nëse dy të miturit kanë qenë vetëm, apo iu kanë shpëtuar syrit dhe vëmendjes së prindërve apo ata që mund t’i shoqëronin.