Lajme

(Video) Jetonin në kushte të vështirë, nëna ishte 43 vjeçe kurse vajzat që humbën jetën 19 dhe 15 vjeçe

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë-Arrëz të Shkodrës, ku një nënë së bashku me dy vajzat kanë ndërruar jetë për shkak se ranë në kontakt me energjinë elektrike. Sipas p olicisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50 në qytet Fushë-Arrëz në një banesë.

Burime nga grupi he timor bëjnë me dije se njëra prej vajzave ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Pas thirrjeve të saj për ndihmë, ka shkuar motra e saj, e cila gjithashtu ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit dhe për pasojë edhe ajo ka ndërruar jetë. Më pas edhe nëna ka shkuar më pas për t’i ardhur në ndihmë vajzave të saj, por fatkeqësisht edhe ajo ka humbur jetën.

Nga verifikimet mësohet se viktimë kanë mbetur Prendushe Kola, 43 vjeçe, Sidorela Kola 19 vjeçe dhe E. Kola 15 vjeçe.

Ishin të parë familjarët dhe fqinjët të cilët tentuan t’i japin ndihmën e parë, por nuk mundën pasi energjia elektrike vijoi për disa minuta të jetë me rrezik për këdo që futej në banesën e familjes Kola.

Për kryerjen e ekspertizës, u prit një ekip i policisë nga qyteti i Shkodrës, me qëllim zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.

MË TË LEXUARAT

To Top