Sokol Balla është rikthyer në Top Channel pas 5 vitesh dhe ka folur për këtë fakt në emisionin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas”.
Ai u shpreh se nuk e sheh as si rikthim, as si vazhdim, por si një nisje të re. Sipas Ballës e vetmja gjë që ka ndryshuar kanë qenë njerëzit e rinj, por kryesisht stafi bashkëpunëtor është me njerëz që ai i njeh prej 14-15 vitesh.
Sidoqoftë edhe për ata të cilët mund të ndryshojnë rrugës, gazetari u shpreh se i konsideron të gjithë familje dhe do jetë gjithmonë i pranishëm për ta.
“Ndonjë nga familja mund të çmendet, po çfarë do bësh, prapë familja jote ngelet,” – tha Balla.
Madje ai ndau dhe një detaj, të cilin tha se disa portale e kishin raportuar tre ditë pasi kishte dalë nga spitali.
“3 javë pas nisjes së re pësova infarkt,” – rrëfeu Balla.