Niko Komani ka reaguar për herë të parë pas qindra aludimeve se një ndër veshjet e Ronela Hajatit në Eurovision ishte e vjedhur nga një artist i huaj.
Teksa ishte duke folur dhe komentuar një tjetër temë në media, Komani është shprehur se i donte tr*pi ta kopjonte veshjen e këngëtares.
“Është si ajo gjëja. Pse e ke kopjuar veshjen e Pedros. Më donte tr*pi ta kopjoja”- plasi bo mbën Niko.
Kujtojmë se një ilustrator brazilian, i cili në Instagram identifikohet me emrin Pedro Leopoldom ka akuzuar stilistin shqiptar Niko Komani se i ka vjedhur stilimin pa lejen e tij dhe pa i dhënë meritat e duhura.
Leopoldom ka bërë disa postime në Instastory ku fillimish kërkon ndihmën e ndjekësve duke postuar më tej veshjen e këngëtares Ronela Hajati.