Lajme

Dhimbje e madhe!/ Trupi i ish Presidentit Nishani sillet në Shqipëri të martën

Trupi i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani sillet në atdhe këtë të martë pasi humbi jetën ditën e shtunë në Gjermani gjatë trajtimit në Spitalin Universitar të Berlinit Charite.

Stafi mjekësor dhe familjarë të Nishanit po merren me procedurat përkatëse, që të bëjnë të mundur sjelljen e trupit të ish-Presidentit të Republikës në atdhe për t’i bërë nderimet e fundit.

Procedura mund të përfundojë gjatë ditës së hënë dhe po të hënën rreth mbrëmjes trupi i tij do të niset drejt Tiranës, ku pritet të mbërrijë gjatë ditës së marte, rapprton tvklan.

Ai do të përcillet për në banesën e fundit nëpërmjet një ceremonie zyrtare lajmëruar më herët nga Këshilli i Ministrave përmes një vendim të posacëm.

Ish Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani vdiq në spitalin universitar Charite në Berlin, një ndër spitalet më të njohur në Gjermani. Shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficensës polmonare të theksuar, çka solli dhe vdekjen e tij ditën e djeshme.

Për vdekjen e tij pati një numër të madh mesazhesh ngushëllimi ndërsa ndarjes nga jeta të ish-Presidentit Nishani i kushtuan edhe mediat ndërkombëtare.

MË TË LEXUARAT

To Top