Një ngjarje e rëndë u regjistrua të shtunën në Fushë Arrëz, ku 3 pjesëtarë të një familjeje, nëna dhe dy vajzat e saj kanë humbën jetën.
Prrendushe Kola 43 vjeç, Sidorela Kola 15 vjeç dhe Emiljana Kola 18 vjeç ranë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë u ndanë nga kjo jetë.Njëra prej vajzave është futur për t’u larë në dush kur papritur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.Ajo ka thirrur për ndihmë motrën e saj por edhe ajo sapo është futur në tualet ka humbur jetën.
Nëna e dy vajzave iu ka shkuar në ndihmë atyre por sapo ka prekur dorezën e derës edhe ajo ka humbur jetën për shkak të kontaktit me energjinë elektrike.Edhe djali i familjes ju ka shkuar në ndihmë motrave dhe mamasë por fatmirësisht ka shpëtuar mirë, duke marrë vetëm disa plagë të lehta e jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.